26% e fondeve për ndërtimin e rrugëve shkuan për financimin e PPP-ve më 2020

Nga projektet nën mbikëqyrjen e Autoritetit Rrugor Shqiptar janë ndërtuar 16,5 kilometër rrugë, me një fond prej 10.3 miliardë lekësh ose 99,8% e planit e realizuar.

Nga buxheti i vitit 2020 për ndërtimin e rrugëve nacionale, rreth 3.5 miliardë lekë shkuan për financimin e kontratave koncesionare dhe 10 miliardë lekë të tjera shkuan për financimin e segmenteve që mbikëqyren nga Autoriteti Rrugor Shqiptar, sipas të dhënave nga Ministria e Infrastrukturës.

Gati 26% e fondeve nga burimet e brendshme shkuan për financimin e kontratave koncesionare, kryesisht për ndërtimin e Rrugës së Arbrit.

Nga projektet nën mbikëqyrjen e Autoritetit Rrugor Shqiptar janë ndërtuar 16,5 kilometër rrugë, me një fond prej 10.3 miliardë lekësh ose 99,8% e planit e realizuar.

Ndërtimi i rrugës “tip A2” me katër korsi (2×2) kishte në dispozicion fonde në vlerën 242 mln lekë. Në këtë grup përfshihen rrugë me katër korsi dhe gjerësi 20-25 metra të përfaqësuar nga objektin “Vendosja e mbikalimeve në aksin rrugor Thumanë – Milot dhe Kukës – Morinë”.

Rreth 1,3 miliardë lekë u përdorën për investime në ndërtim rruge “tip A” me katër korsi (2×2) sipas standardeve të reja. Në këtë grup u përfshi rehabilitim i segmentit rrugor mbikalimi pallati me shigjeta rreth rrotullimi Shqiponja Loti 1, Loti 2, Loti 3. Ndërtim rruga mbikalimi TEG dhe rrugët lidhëse të ti dhe rishikim i projektit për segmentin rrugor të vazhdimit të unazës së madhe Tiranë nga sheshi Shqiponja – Bulevardi i ri.

Për ndërtim rruge tip A2’ 2×2 me trotuare dhe ndriçim u planifikuan 2,9 miliardë lekë për 3.99 km. Nё ketë produkt janë përfshire kryesisht rrugë me katër korsi dhe gjerësi qё varion nga 24-25 m, ne objektet, plotësimi me rrugë dytësore nyja e Milotit, ndërtimi i unazës së Jashtme Tiranë pjesa verilindore (seg Kth Saukut-Bregu i lumit) Loti 2, Loti 3, rikualifikim i akseve rrugore Unaza Lindore Loti 2 , Loti 3 dhe ndërtimi i By Pass Perëndimor Shkodër.

Për rrugët tip B1’ me dy korsi janë shpenzuar 3,2 miliardë lekë dhe janë realizuar 5.8 km ose 99.8% e sasisë së planifikuar. Nё kёtё produkt janë përfshirë kryesisht tip rruge me dy korsi dhe gjerёsi qё varion nga 10-17 m. Fondet kryesisht kanë shkuar për ndërtimin e Kardhiq-Delvinë.

Për rrugët C2 me dy korsi u me gjerësi 7.5-10 metër u shpenzuan 2,470,409,000 lekё. Me këto fonde u financuan rrugët Korçë – Ersekë, Loti 2 (pjesa e parë); segmenti Kuben – Vasije dhe gjithashtu u stabilizuan rrëshqitjet në segmentin rrugor Milot – Rrëshen,etj.

Mbi 170 milionë lekë shkuan për financim 750 metrave në rrugën Porto Romano- Durrës, Loti 3, për ta shndërruar atë në një rrugë të kategorisë A.