Abuzimi i 11-vjeçares, gjykata vendos nga një muaj paraburgim për 6 të dyshuarit

Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën 30 ditë paraburgim ndaj të pandehurve D.RR, G.S, B.S, F.S, M.S dhe M.R, pasi dyshohet se kanë trafikuar dhe dhunuar seksualisht 11-vjeçaren. Ata dyshohet se në qershor kanë abuzuar seksualisht me të miturën e cila dyshohet se një javë më parë është dhunuar seksualisht nga pesë persona të…

Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën 30 ditë paraburgim ndaj të pandehurve D.RR, G.S, B.S, F.S, M.S dhe M.R, pasi dyshohet se kanë trafikuar dhe dhunuar seksualisht 11-vjeçaren.

Ata dyshohet se në qershor kanë abuzuar seksualisht me të miturën e cila dyshohet se një javë më parë është dhunuar seksualisht nga pesë persona të tjerë në Prishtinë, e të cilët po ashtu janë në paraburgim.

Rasti i përdhunimit të 11-vjeçares tronditi opinionin publik në Kosovë. Sipas informacioneve nga Prokuroria nga pesë të dyshuarit dy janë të mitur.

Për shkak të këtij rasti, drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti dha dorëheqje nga posti.

Po ashtu ka pasur edhe protesta në Prishtinë dhe Tiranë.