Aksident i 7-fishtë në “Kthesat e Murrashit”, pasi trailerit i çahet goma 

Shtatë mjete janë përfshirë në një aksident zinxhir këtë të shtunë pasdite në vendin e quajtur “Kthesat e Murrashit”. Deri tani raportohet vetëm për një vajzë të plagosur, jashtë rrezikut për jetën. Aksidenti, që dyshohet se ka ndodhur pasi është çarë goma e një traileri ka shkaktuar trafik të renduar. Aktualisht policia rrugore po bën…

Shtatë mjete janë përfshirë në një aksident zinxhir këtë të shtunë pasdite në vendin e quajtur “Kthesat e Murrashit”.
Deri tani raportohet vetëm për një vajzë të plagosur, jashtë rrezikut për jetën. Aksidenti, që dyshohet se ka ndodhur pasi është çarë goma e një traileri ka shkaktuar trafik të renduar.

Aktualisht policia rrugore po bën të mundur drejtimin e lëvizjes me një korsi deri në largimin e mjeteve të aksidentuara.