Aksident me vdekje në Fier, 52-vjeçari përplaset nga makina

Një 52-vjeçar ka ndërruar jetë këtë të shtunë, pasi është përplasur nga një makinë. Aksidenti në fshatin Metaj ndodhi rreth orës 22:00, ndërsa makina drejtohej nga një 32-vjeçar. “Sot, rreth orës 22:00, në fshatin Metaj, Fier, shtetasi E. K., 36 vjeç, banues në Metaj, duke drejtuar automjetin tip “Benz” ka aksidentuar shtetasin B. Z., 52…

Një 52-vjeçar ka ndërruar jetë këtë të shtunë, pasi është përplasur nga një makinë.
Aksidenti në fshatin Metaj ndodhi rreth orës 22:00, ndërsa makina drejtohej nga një 32-vjeçar.

“Sot, rreth orës 22:00, në fshatin Metaj, Fier, shtetasi E. K., 36 vjeç, banues në Metaj, duke drejtuar automjetin tip “Benz” ka aksidentuar shtetasin B. Z., 52 vjeç, banues në Metaj, i cili ka ndërruar jetë. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit”, sipas policisë.

Nuk dihet ende shkaku, ndërsa grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.