Aksident në aksin rrugor Tepelenë-Mallakastër, plagosen 8 persona, mes tyre 2 fëmijë

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostradën Levan- Tepelene në afërsi të fshatit Malas në Mallakastër. Burime nga vendi i ngjarjes bëjnë me dije se në aksident janë përfshirë dy automjete, një ‘Mercedes Benz’ me targa AA 566CR dhe nje ‘Renault’ me targa italiane GC131XP. Mësohet se në aksident janë lënduar…

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostradën Levan- Tepelene në afërsi të fshatit Malas në Mallakastër.
Burime nga vendi i ngjarjes bëjnë me dije se në aksident janë përfshirë dy automjete, një ‘Mercedes Benz’ me targa AA 566CR dhe nje ‘Renault’ me targa italiane GC131XP.
Mësohet se në aksident janë lënduar 8 persona, A. Gj., 25 vjeçe, A. Gj., 23 vjeçe, dy fëmijë të mitur 2 vjeç dhe 3 vjeç(pasagjerët e automjetit tip “Benz”); K. M., 30 vjeçe, C. R., 31 vjeç, (pasagjerët e automjetit tip “Renault”), të cilët janë dërguar në spitalin e Fierit.
Burime pranë këtij spitali pohojnë se po monitorohet gjendja e të lënduarve të cilët ndodheshin në të dy automjetet.
Pranë vendit të ngjarjes kanë mbërritur efektivë të repartit zjarrfikës Mallakastër të cilët kanë ndihmuar të lënduarit të dalin nga automjetet. Ndërkohë, shërbimet e policisë po hetojnë për shkaqet e tij.