Aksident në Rinas, makina përplaset me ambulancën, lëndohet pacientja dhe pasagjerja

Një autoambulancë e spitalit të Fierit është përfshirë në një aksident pasditen e sotme.

Aksidenti është shënuar në rrugën e Rinasit, ndërsa si pasojë e aksidentit janë dëmtuar pacientja që ndodhej në ambulancë dhe pasagjerja e mjetit tjetër.

Këto dy të fundit ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën, ndërsa policia ka nisur menjëherë hetimet.

“Me datë 09.01.2022, rreth orës 18:20, në rrugën e “Rinasit”, janë përfshirë në aksident mjeti me drejtues shtetasin E. B., me mjetin e ambulancës të spitalit të Fierit.

Si pasojë e aksidentit, janë dëmtuar pacientja që ndodhej në ambulancë, shtetasja K. V., 26 vjeçe, dhe pasagjerja e mjetit tjetër, shtetasja R. B., 38 vjeçe, të cilat ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën”, thuhet në njoftimin e policisë.