Aksident tek “Pallati i Brigadave”, makina përplas 28-vjeçarin, po lëvizte me biçikletë

Tiranë – Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme tek “Pallati i Brigadave”.

Rreth orës 20:00, mjeti me drejtues shtetasin K. B., ka aksidentuar biçiklistin shtetasin S. D., 28 vjeç.

Si pasojë e aksidentit shtetasi S. D., është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.