Ambasadorja Kim, “Nuk mbështesim askënd në zgjedhje”

Diplomatja amerikane shkon më tej duke paralajmëron të gjithë ata që do të përpiqen të pengojnë qytetarët të ushtrojnë të drejtën e tyre legjitime për të votuar përmes shantazheve apo blerjes së votës.

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim përmes një statusi në rrjetet sociale shprehet se SHBA nuk mbështet asnjë kandidat apo parti në zgjedhjet e 25 prillit.

Diplomatja amerikane shkon më tej duke paralajmëron të gjithë ata që do të përpiqen të pengojnë qytetarët të ushtrojnë të drejtën e tyre legjitime për të votuar përmes shantazheve apo blerjes së votës.

“Shoh disa lajme keqinformuese. Ju lutem shihni të gjithë intervistën. Shtetet e Bashkuara nuk mbështesin asnjë kandidat në veçanti apo parti. Shtetet e Bashkuara mbështesin të drejtën e qytetarëve për të ushtruar të drejtën e tyre përmes votës. SHBA paralajmëron të gjitha ata që ndalojnë këtë të drejtë duke blerë vota apo intimiduar votuesit”, shkruan Yuri Kim në Twitter.