10.3 C
Tiranë
E hënë, 29 Nëntor, 2021

AMF publikon modelet e reja të policave të sigurimit të detyrueshëm

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare ka publikuar për konsultim publik modelet e reja të policave të sigurimit të detyrueshëm, sikurse detajuar më poshtë:

  • Polica për sigurimin e detyrueshëm të mbajtësve të mjeteve motorike për përgjegjësinë ndaj palëve të treta (TPL);
  • Polica për sigurimin e detyrueshëm nga aksidentet të pasagjerëve në transportin publik;
  • Polica e sigurimit kufitar.

Sipas njoftimit modelet e reja të policave gjenden në linkun: https://amf.gov.al/projekte.asp?id=3

AMF bën me dije se Policat e reja të sigurimit, të cilat do të miratohen nga Autoriteti, pas procesit të konsultimit publik, reflektojnë disa nga ndryshimet kryesore të Ligjit përkatës, si:

  • Përfshirjen e Raportit Europian të Aksidenteve, formular i cili u shpërndahet të siguruarve së bashku me policën e sigurimit;
  • Mundësinë e të siguruarit për të kërkuar dëmshpërblim direkt nga shoqëria e tij e sigurimit, në rastin kur shkaktari i aksidentit është i pasiguruar apo i paidentifikuar;
  • Afatet e reja për trajtimin e kërkesave për dëmshpërblim;
  • Rritjen e limiteve të përgjegjësisë.

Për më shumë, mund të kontaktoni në adresën elektronike të AMF: [email protected]

Për tu Lexuar

Të Fundit

Lajme të Ngjashme