Arrestohet punonjësi i policisë, u kap duke drejtuar makinën në gjendje të dehur

Një punonjës policie me detyrë Specialist në sektorin e Menaxhimit të të Dhënave në Drejtorinë Hetimore është arrestuar, pasi u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur. 33-vjeçari me iniciale K. D., u ndalua në rrugën “Sulejman Delvina”, teksa drejtonte makinën tip “Mercedez Benz” nën efektin e pijeve alkoolike. Agjencia e Mbikëqyrjes Policore bën…

Një punonjës policie me detyrë Specialist në sektorin e Menaxhimit të të Dhënave në Drejtorinë Hetimore është arrestuar, pasi u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur.
33-vjeçari me iniciale K. D., u ndalua në rrugën “Sulejman Delvina”, teksa drejtonte makinën tip “Mercedez Benz” nën efektin e pijeve alkoolike.

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore bën me dije se mbi punonjësin e policisë rëndojnë akuzat për veprat penale “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt” dhe “Dëmtim e shkatërrim i infrastrukturës e sinjalistikës rrugore”.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Tiranës për veprimet e mëtejshme.