Arsim, rriten fondet për personelin – Vitin e ardhshëm do të shpenzohen 59% e fondit total për punonjësit

Ministria e Arsimit bënë të qartë se në fondet për shpenzimet e personelit, nuk përfshihet fondet si dhe numri i punonjësve në institucionet e Arsimit të Lartë.

Një ndër sektorët që do të përfitojnë nga buxheti i vitit 2021 është edhe arsimi  kjo si rezultat i vendimit për rritjen e pagave  me  15%, duke filluar që nga 1 janari i vitit të ardhshëm.

Sipas  Ministrisë, Fondet e parshikuara, për vitin 2021 -2022  për shpenzime personeli do të rriten  dhe  pritet të kapin shifrën  në 26.7 miliard lekë për vitin 2021, ose 59% e fondeve për arsimin, duke siguruar fondet për pagesat e shpenzimeve të personelit për rreth 31,011 punonjës të planifikuar për MASR.

Sipas dokumentit të publikuar në faqen zyrtare të ministrisë  thuhet se për periudhën 2021-2023, është parashikuar gjithashtu të mbulohen shpenzimet për sigurimet shoqërore dhe shëndetësore në masën 27.9% të pagës minimale për afro 2,300 punonjës mësimorë praktikantë me kontratë të përkohshme për zhvillimin e praktikës profesionale në arsimin parauniversitar, për një periudhë 9-të mujore me një kosto të parashikuar prej 150 milion lekë.

Ministria e Arsimit bënë të qartë se në fondet për shpenzimet e personelit, nuk përfshihet fondet si dhe numri i punonjësve në institucionet e Arsimit të Lartë. /scan