Balla takim me banorët në Qukës Skënderbe: Rama, pengesa e fundit që mbron Shqipërinë nga pengmarrja e Sali Berishës dhe Ilir Metës

Drejtuesi politik i Partisë Socialiste, për Qarkun e Elbasanit Taulant Balla zhvilloi një takim me banorët e Qukës-Shkumbinit në Përrenjas...

Drejtuesi politik i Partisë Socialiste, për Qarkun e Elbasanit Taulant Balla zhvilloi një takim me banorët e Qukës-Shkumbinit në Përrenjas.

Në fjalën e tij Balla u ndal tek procesi i vaksinimit, për të cilin tha së është një betejë që duhet çuar deri në fund, ndaj u bëri thirrje banorëve që të vaksinohen.

Për numrin dy të PS, mandati i ri nevojitet për të transformuar Shqipërinë.
“Do të bëjmë një punë tamam që do t’i qëndrojë kohës. Nuk do të jetë një punë për fushatë. Kemi investuar në rrjetin e shpërndarjes së energjisë elektrike. Po investojmë në rrugë, në ujin e pijshëm. Këto janë punë që askush nuk i imagjinonte pak kohë më parë”, tha Balla.

Kreu i Grupit Parlamentar më tej tha se PD dhe LSI nuk e kanë fare “në hartë” këtë zonë.
“Ne do të vazhdojmë të investojmë në infrastrukturën shkollore, në atë të Shëndetit Publik. Të mos harrojmë në 2013 ndihma ekonomike në Qukës ishte 8-10 mijë lekë të vjetra. Sot është 120 mijë lekë, madje ka familje që marrin 160 mijë lekë. Krahasuar me çfarë ishte është shumë herë më shumë”, tha ai.

Në fund të fjalës së tij Balla tha se pengesa e fundit që mbron Shqipërinë nga pengmarrja e Sali Berishës dhe Ilir Metës ka emrin e Edi Ramës.