Banka e Shqipërisë vendos, si do të llogaritet kursi i këmbimit të lekut

Publikimin nga ana e Bankës së Shqipërisë të çmimit “Bid” dhe “Ask” që përfaqësojnë çmimin mesatar me të cilin sistemi bankar është i gatshëm të blejë dhe shesë dollarin amerikan dhe euron kundrejt lekut;

Në një deklaratë për shtyp banka e Shqipërisë njofton se në mbledhjen e

Këshilli Mbikëqyrës vendosi miratimin e mënyrës së re të llogaritjes së fiksit të kursit të këmbimit të lekut në Bankën e Shqipërisë. Ndryshimet e rregullores ekzistuese vijnë me synimin kryesor zhvillimin e tregut të derivativëve në Shqipëri si instrument mbrojtës ndaj rrezikut të kursit të këmbimit si dhe rritje e transparencës në tregun valutor.

Sipas njoftimit, ndryshimet kryesore konsistojnë në zgjerimin e bazës së pjesëmarrjes së bankave tregtare me 4 banka duke zëvendësuar zyrat e këmbimit valutor si dhe publikimin e 10 bankave pjesëmarrëse të “Fiksit” në faqen zyrtare të internetit të Bankës së Shqipërisë;

Publikimin nga ana e Bankës së Shqipërisë të çmimit “Bid” dhe “Ask” që përfaqësojnë çmimin mesatar me të cilin sistemi bankar është i gatshëm të blejë dhe shesë dollarin amerikan dhe euron kundrejt lekut;

Standardizimin e shumës së tregtimit në tregun ndërbankar. /scan