Basha nga Shkodra: Dje rekord vdekjesh nga COVID, Rama fsheh numrin e viktimave

“Të tejkalohen ndasitë politike”

ryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i është kthyer sërish debatit për rastet e vdekjeve në vend nga koronavirusi.

Gjatë një takimi me biznesin e vogël në Shkodër, lideri demokrat akuzoi rivalin e tij politik, Edi Ramën se fsheh numrin e vërtetë të vdekjeve nga COVID-19. Sipas Bashës, situata në vend është shumë e rëndë, ndërsa u ndal tek bizneset që po përballen me krizën ekonomike të shkaktuar nga pandemia.

“Dua të falënderoj kryetaren e bashkisë që ka propozuar që të hiqen taksat për biznesin. Qeveria nuk ka marrë përgjegjësinë që të miratojë këtë propozim të kryebashkiakes. Ne kemi gjykuar se kjo ishte mënyra e drejtë për të vepruar, siç po bënin vendet e rajonit. Kemi kërkuar që të kalohen ndasitë politike. Sot ka dalë një studim, ku tregon se 4900 biznese janë mbyllur, ku Shkodra është ndër vendet më të goditura. Sa i takon ekonomisë së bizneseve në Shkodër, shpresova dhe bëra thirrje që të tejkaloheshin ndasitë politike. Ata këshilltarë të Këshillit Bashkiak mund të bënin një vepër të mirë, për të hequr detyrimet lokale. Ta bënin pa preson. Unë e di se ata kanë pasur presion. Të paktën ne ato momente të fillimit të krizës, shpresoja shumë që do ta ndanin politikën e përditshme nga hallet e mëdha që po pllakosin shqiptarët dhe Shqipërinë. Falimentimi i bizneseve është për shkak të neglizhencës. Situata ndodhet në këtë pikë për shkak të braktisjes që i është bërë sot Shkodrës nga qeveria. Dje kemi pasur një regjistrim rekord vdekjesh. Numri për fakt të keq që fshihet nga Rama është dhe më i lart. Të gjithë duhet të mbajmë përgjegjësitë tona në këtë situatë. Numri i infeksioneve po rritet në mënyrë galoponte, ndaj duhet të kemi kujdes. Këtu ka dështuar në mënyrë spektakolare. I qëndroj dhe një herë propozimit që bëmë në mars, sipërmarrja dhe biznesi i vogël duhet të ketë të paktën të njëjtën ndihmë që jep Kosova dhe Mal i Zi. Kjo gjendje është produkt i një krize të tejzgjatur.”, tha Basha.