Bie aksidentalisht në kanal vaditës 51-vjeçari në Shullaz të Krujës, humb jetën tragjikisht

Një 51-vjeçar ka mbërritur pajetë mbrëmjen e sotme në spitalin e Krujës, ku të afërmit e tij kanë deklaruar se ngjarja ka ndodhur si pasojë e një aksidenti. Sipas tyre 51-vjeçari ka rënë aksidentalisht në kanalin vaditës, ndërsa burime të Top Channel bëjnë me dije se dyshohet se ngjarja ka ndodhur pasi viktima është konfliktuar…

Një 51-vjeçar ka mbërritur pajetë mbrëmjen e sotme në spitalin e Krujës, ku të afërmit e tij kanë deklaruar se ngjarja ka ndodhur si pasojë e një aksidenti.
Sipas tyre 51-vjeçari ka rënë aksidentalisht në kanalin vaditës, ndërsa burime të Top Channel bëjnë me dije se dyshohet se ngjarja ka ndodhur pasi viktima është konfliktuar me një person.

Policia ndodhet në vendngjarje duke hetuar rrethanat e ngjarjes por ende nuk ka një njoftim zyrtar në lidhje me situatën.