Broja në stol, Kombëtarja publikon formacionin për sfidën me Kroacinë

Shqipëria luan sot në stadiumin e Hamburgut ndeshjen e dytë të saj në Grupin B të Euro 2024 përballë Kroacisë.

Ndërkohë është publikuar formacioni zyrtar për ndeshjen që pritet të nisë në orën 15:00 në stadiumin, “Volksparkstadion”.

Në rreshtimin e kuqezinjve për këtë sfidë, Silvinjo ka ulur në stol Seferin, duke i bërë vend Laçit në formacionin titullar.

Ndërkohë, Rei Manaj e nis nga minuta e parë në vend të Armando Brojës, i cili është në stolin e rezervave për këtë duel.

Formacioni titullar

Strakosha, Hysaj, Ajeti, Gjimshiti, Mitaj, Ramadani, Asllani, Laçi, Bajrami, Asani, Manaj.
Trajner: Silvinjo.