COVID-19, Turqia punon për paketën gjithëpërfshirëse “mburoja e punësimit”

Ministri Albayrak para gazetarëve në Stamboll tha se çështja e punësimit do të kryesojë përpjekjet e normalizimit të Turqisë

Ministri turk i Financave dhe Thesarit, Berat Albayrak, ka deklaruar se vendi i tij po punon për një paketë gjithëpërfshirëse të quajtur “mburoja e punësimit” për të mbështetur vendet e punës në përballjen e pasojave nga koronavirusi i ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

Albayrak para gazetarëve në Stamboll tha se çështja e punësimit do të kryesojë përpjekjet e normalizimit të Turqisë.

“Për këtë paketë, e përgatitur nga Ministria e Familjes, Punës dhe Shërbimeve Sociale, ne po ashtu po kontribuojmë aq sa mundemi në koordinim. Ne po bëjmë një punë që do të ofrojë lehtësim në tregjet me një paketë që mund ta quajmë ‘mburoja e punësimit'”, theksoi Albayrak.

Ai shpjegoi se qeveria së pari do të menaxhojë procesin e normalizimit në tregjet, ndjekur nga procesi i stabilizimit.

Me nisma të reja për të përshpejtuar zhvillimin e vendit, Albayrak theksoi se vendi i tij do ta menaxhojë këtë periudhë në një mënyrë të integruar dhe të ekuilibruar me eksportet, kërkesën e tregut të brendshëm dhe turizmin.COVID-19, Turqia punon për paketën gjithëpërfshirëse "mburoja e punësimit"