COVID19/ MSh: 766 testime, 290 qytetarë të infektuar dhe një humbje jete

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se brenda 24 orësh janë kryer 766 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 290 qytetarë. 79 në Tiranë, 45 në Fier, 15 në Vlorë, nga 13 qytetarë në Durrës, Kavajë, 12 në Shkodër, nga 11 qytetarë në Lushnje, Berat, nga 10 qytetarë në Vorë, Sarandë, nga 7…

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se brenda 24 orësh janë kryer 766 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 290 qytetarë.
79 në Tiranë, 45 në Fier, 15 në Vlorë, nga 13 qytetarë në Durrës, Kavajë, 12 në Shkodër, nga 11 qytetarë në Lushnje, Berat, nga 10 qytetarë në Vorë, Sarandë, nga 7 qytetarë në Divjakë, Gjirokastër, 6 në Gramsh, nga 5 qytetarë në Lezhë, Elbasan, nga 4 qytetarë në Mallakastër, Himarë, Tepelenë, nga 3 qytetarë në Kukës, Mirditë, Kurbin, Delvinë, Kolonjë, nga 2 qytetarë në Has, Poliçan, nga 1 qytetarë në Pukë, Fushë Arrëz, Bulqizë, Roskovec, Selenicë, Përmet, Këlcyrë, Memaliaj, Dimal, Skrapar.

Së bashku me infektimet e sotme rezultojnë 6,030 qytetarë aktivë me Covid19 në gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 34 pacientë, ndërsa 24 orët e fundit ka humbur jetën me Sars-Cov2 një 78-vjeçar nga Lezha.

Janë shëruar 448 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin në 278,440 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (10 Korrik 2022):

Raste të reja ditore 290
Të shëruar në 24 orë 448
Të shtruar në spitale 34
Humbje jete në 24 orë 1
Testime ditore 766

Testime totale 1,866,191
Raste pozitive 287,984
Raste të shëruara 278,440
Raste Aktive 6,030
Humbje jete 3,514

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 3,630
Fier 427
Durrës 430
Vlorë 356
Shkodër 246
Berat 225
Elbasan 211
Gjirokastër 170
Lezhë 142
Korçë 94
Dibër 69
Kukës 30