Durrës, 25-vjeçari plagos me thikë prindërit

Tentoi të vrasë prindërit, vetëdorëzohet në polici 25-vjeçari

Një 25-vjeçar në Durrës ka plagosur me thikë dy prindërit e tij në orët e mesditës. Informacionet paraprake bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur në një lagje në hyrje të qytetit në familjen Neziri.

Hajri Neziri mësohet se pas një debati me prindërit ka qëlluar ndaj tyre me thikë. Çifti i bashkëshortëve po transportohen me urgjencë ndërkohë që janë në gjendje kritike për jetën.

Vetëm pak javë më parë në tjetër i ri qëlloi mbi prindërit me armë zjarri në Peshkopi. Qemal Sela, 26 vjeç sapo ishte kthyer nga Anglia.

Fqinjet tregojnë se pasi kanë dëgjuar ulërima, kanë ndërhyrë për t’u dhënë ndihmë të moshuarve.

Mes të tjerash fqinjët pohojnë se Destan dhe Hasije Neziri njiheshin si njerëz të qetë dhe intelektualë, ndërsa thanë se nuk kishin dijeni për ndonjë konflikt në këtë familje.

Deri më tani nuk dihen motivet që çuan të riun të ndërmerrte këtë akt ekstrem, ndërsa policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

NJOFTIMI I POLICISE

Durrës

Informacion paraprak

Më datë 20.06.2018, rreth orës 14 : 45, në lagjen Nr.17/1 shtetasi H.N. 25 vjeç ka goditur me thikë prindërit e tij, shtetasit D.N. 75 vjeç dhe A.N. 64 vjeçe, të cilët ndodhen në Reanimacion në Spitalin Rajonal Durrës nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për kapjen e autorit dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.