E rëndë! Katër shtetas rusë sulmojnë me armë kimike ushtarët në Uzinën e Gramshit, njëri prej tyre në gjendje kritike

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Uzinën e Çekinit të Gramshit (ish-uzina mekanike e Armëve), ku katër shtetas rusë kanë sulmuar me armë kimike ushtarët që ishin aty. Tre ushtarë kanë mbetur të plagosur, ndërsa njëri prej tyre është në gjendje të rëndë shëndetësore. Fatkeqësisht solucioni i hedhur i ka kapur sytë, për pasojë…

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Uzinën e Çekinit të Gramshit (ish-uzina mekanike e Armëve), ku katër shtetas rusë kanë sulmuar me armë kimike ushtarët që ishin aty.
Tre ushtarë kanë mbetur të plagosur, ndërsa njëri prej tyre është në gjendje të rëndë shëndetësore.

Fatkeqësisht solucioni i hedhur i ka kapur sytë, për pasojë rrezikojnë të verbohen. Ata janë nisur drejt spitalit të Tiranës.

Nga informacionet e deritanishme të siguruara nga “Top Channel” bëhet me dije se tre prej ruseve janë kapur nga policia.

Aktualisht po kërkohet për personin tjetër, ndërsa FNSH është nisur drejt vendngjarjes.