“Facebook Turqi” pranon pjesëmarrjen në konkursin e fotove

Fituesit e konkursit të fotografive sezonale të gjigantit të mediave sociale do të shpallen më 15 prill

“Facebook Turqi” po zhvillon një konkurs të fotografive për të zgjedhur fotografitë e reja në faqen kryesore për llogarinë e saj zyrtare, transmeton Anadolu Agency (AA).

Konkursi, në bashkë-organizim me Shoqatën e Organizatave të Fotografive të Turqisë (FOTON) do të pranojë pjesëmarrjen në 4 kategori të ndryshme sezonale: Pranvera, Vera, Vjeshta dhe Dimri.

Juria e konkursit do të përfshijë fotografë të famshëm si Coskun Aral dhe Tanin Helvaci si dhe kuratorët Merih Akogul dhe Ozan Bilginseren.

Fituesit do të postohen si fotografi në faqen kryesore në “Facebook Turqi”, e cila ka mbi 3 milionë ndjekës.

Për informacione shtesë mbi çmimet dhe se cili do të jetë fituesi që do të shpallet më 15 prill, vizitoni fotondernegi.com/facebookturkiye.