Fatih Sulltan Mehmeti: Sulltani që hapi një epokë dhe mbylli një tjetër

Padishahu i Shtetit Osman, Fatih Sulltan Mehmeti, i cili duke çliruar Stambollin që kur ishte në moshën 21 vjeçare, mbylli periudhën e Mesjetës dhe hapi Periudhën e Re, u përkujtua në 540 vjetorin e ndarjes nga jeta. Fatih Sulltan Mehmeti, i cili zuri vend ndër liderët më të mëdhenj në histori me gjenialitetin e tij ushtarak, me karakteristikën e të qenit një burrë i madh shteti dhe me personalitetin e tij intelektual, ndërroi jetë para plot 540 viteve.

Kur ishte vetëm 21 vjeç, arriti të burgosë në fletët e pluhurosura të historisë Perandorinë Bizantine që sundonte në Stamboll për një periudhë prej më shumë se një mijë vjeçare. Fatih Sulltan Mehmeti, i cili krahas sovranitetit të tij, sundonte edhe mbi fjalët me veçorinë e të qenit poet, i drejtoi me drejtësi tokat ku sundonte, kryesisht Stambollin.

Mehmeti i II-të, djali i Sulltan Muratit të II-të, lindi në Edirne në datën 30 mars 1432. Mehmeti i II-të, i cili u si prefekt nga Edirne në Manisa në vitin 1143 bashkë me dy përkujdestarët e tij, në fund të të njëjtit vit, pasi vëllai i tij i madh, Prefekti i Amasjas, Shehzade Alaeddin Ali Çelebiu ndërroi jetë, u bë trashëgimtari i vetëm i fronit.

U NGJIT NË FRON NË MOSHËN 12 VJEÇARE

Me dëshirën e babait të tij, Muratit të II-të, në vitin 1444 kur ishte vetëm 12 vjeç u ngjit në fron. Fakti që shteti u la në dorën e një sulltani të ri dhe pa përvojë, u bë shkak për probleme brenda dhe jashtë vendit e për nisjen e kryengritjeve, ndërkohë në Ballkan dhe në Anadoll disa zona të përfshira në kufij në kohën e Muratit të II-të, u humbën. Mehmeti i II-të, i cili ia kaloi të atit fronin pas dy vitesh, në vitin 1446, kur ishte 19 vjeç erdhi përsëri në fron pasi i ati ndërroi jetë. Mehmeti i II-të, i cili mori në kontroll gjendjen në Anadoll dhe në Ballkan, realizoi ndryshime në Oxhakun e Jeniçerëve dhe u fokusua tek çlirimi i Stambollit. Në fund të gushtit 1452 mori nën kontroll Ngushticën e Bosforit dhe përfundoi ndërtimin e Fortesës së Rumelisë.

ÇLIROI STAMBOLLIN KUR ISHTE 21 VJEÇ

Mehmeti i II-të, pas një rrethimi që zgjati për 54 ditë, arriti të çlirojë Stambollin, që ndodhej në duart e Bizantit dhe që pavarësisht mjaft tentativave për ta çliruar nuk ishte realizuar, ndërkohë kur ishte vetëm 21 vjeç dhe si i tillë mori titullin “Fatih”, pra “Çliruesi / Ngadhënjimtari”. Fatih Sulltan Mehmeti, i cili gjatë çlirimit bëri të mundur që ti lëvizë anijet nga toka dhe ti zbresë në Haliç, si i tillë ndryshoi dhe rrjedhën e luftës, me këtë çlirim mbylli periudhën e Mesjetës dhe hapi Periudhën e Re.

KTHEU KISHËN E SHËN SOFISË NË XHAMI

Pas çlirimit të Stambollit, fitoi zemrat e banorëve duke mos lejuar bastisjen e qytetit dhe duke iu garantuar atyre sigurinë e jetëve dhe pasurive të tyre, Kishën e Shën Sofisë, si simbol i çlirimit, e ktheu në kishë.

Për shkak të qëndrimeve që mbajti gjatë kohës kur Fatih Sulltan Mehmeti u ngjit në fron për herë të parë dhe gjatë çlirimit të Stambollit, në datë 10 korrik 1453 urdhëroi dënimin me vdekje të Çandarli Halil Pashës, i cili ishte pjesë e drejtimit të shtetit prej shumë vitesh. Përballë ushtrisë së Kryqëzatorëve që po tentonin të mblidheshin kundër tij, arriti të bëjë marrëveshje me Vatikanin dhe gjenovezët. Sado që në vitin 1457 flota e Kryqëzatorëve kishte pushtuar ishujt Limni (Gr. Lemnos), Taşoz (Thassos) dhe Semadirek (Samothraki), flota që Fatihu dërgoi nën komandën e Ismail Beut i rimori shumë shpejt këta zona.

Fatih Sulltan Mehmeti, i cili në vitin 1461 i dha fund Perandorisë Greke në Trabzon, në vitin 1462 u nis në fushatën e Rumelisë ku bëri Eflakun pjesë të Shtetit Osman, po ashtu në vitin 1463 shtiu në dorë Bosnen plotësisht. Në 26 korrik 1480 shtiu në dorë Otranton, duke dërguar drejt Italisë Jugore flota dhe ushtri nën komandën e Gedik Pashës.

KOMANDOI PERSONALISHT NË 25 FUSHATA USHTARAKE

Gjatë kohës kur ishte padishah mori pjesë si komandant ushtrie në 25 fushata ushtarake, si rrjedhojë e këtyre fushatave, tokat osmane të cilat i mori në dorëzim nga i ati me përmasat 880 mijë kilometra, i zgjeroi në 2 milion e 214 mijë kilometra.

Fatih Sulltan Mehmeti, i cili vuante nga sëmundja e gutës (një sëmundje e fshehtë e artikulacioneve), në një kohë kur ishte nisur për në fushatë drejt Anadollit, ndërroi jetë në Luginën e Sulltanit në afërsi të Gebzes në datë 3 maj 1481. Xhenazja e tij u varros në tyrben pranë xhamisë që mbante emrin e tij.

SOVRAN INTELEKTUAL

Fatih Sulltan Mehmeti, i cili tregohej nga historianët si “gjenialitet ushtarak” dhe “burrë i madh shteti”, mundësoi risi në rregullin e ushtrisë, prodhoi armë zjarri dhe armë të teknologjisë së fundit, po ashtu shtoi dhe numrin e ushtarëve.

Fatih Sulltan Mehmeti, i cili mori mësim nga dijetarët më të mëdhenj të kohës, ashtu si Molla Hüsrev, Molla Gürani, Molla Yegan, Hızır Bey dhe Hocazade Muslihuddin, në fushat për të cilat kishte interes mundësonte sjelljen e specialistëce dhe merrte edukim të veçantë nga ta. Fatih Sulltan Mehmeti, i cili dinte arabisht, persisht, latinisht, italisht dhe sllavisht, ishte një sovran që zotëronte dije në mjaft fusha si matematika, gjeografia, astronomia dhe fizika. Fatih Sulltan Mehmeti, i cili shkruante dhe poezi, shkruante poezi me pseudonimin “Avni”. Fatihu, që njihej edhe me rëndësinë që i kushtonte artit dhe dijes, gjatë kohës së drejtimit të tij ndërtoi disa medrese dhe ftoi shkencëtarë nga vende të ndryshme të botës e i mori nën mbrojtjen e tij.

Fatih Sulltan Mehmeti, i cili mbartte veçoritë e themeluesve të perandorive në histori, ishte një ushtar i fuqishëm që synonte drejtimin e botës dhe një sovran largpamës. Disa shtetas grekë, për shkak se zotëronte mbi Stambollin, e konsideruan atë si “Kayser-i Rum”, pra Perandori Grek.

Përshtati në shqip: Florida Kulla