Fier, merr flakë kamioni në lëvizje, shpëton shoferi

Një kamion i ngarkuar me pije freskuese u shkrumbua, ndërsa po lëvizte në rrugën Fier – Levan, në vendin e quajtur Qafa e Koshovicës. Drejtuesi i tij shpëtoi vetëm me plagë të lehta.

Një kamion i ngarkuar me pije freskuese u shkrumbua, ndërsa po lëvizte në rrugën Fier – Levan, në vendin e quajtur Qafa e Koshovicës. Drejtuesi i tij shpëtoi vetëm me plagë të lehta.

Nuk dihen saktësisht rrethanat, por sipas versionit paraprak të policisë, mjeti pësoi një defekt, sikurse ka ndikuar edhe temperatura e lartë.

Në vendin e ngjarjes shkoi policia dhe zjarrfikëset, të cilat bënë që zjarri të izolohej dhe të mos dëmtonte mjetet e tjera që ishin pranë kamionit, raporton Abc.

Nga kjo ngjarje u rëndua trafiku. Nga Fieri deri në vendin e ngjarjes mjetet nuk mundën të lëviznin dhe qëndruan të bllokuara për afro një orë.