Fjalëkalimet më të përdorura në 2020

Nëse mbajtja mend e fjalëkalimeve të ndërlikuara është e vështirë, në internet mund të gjeni shumë shërbime, falas apo me pagesë, që ju ndihmojnë t’i arkivoni ato.

Në vend të parë në klasifikimin e NordPass është fjalëkalimi “123456”, i ndjekur nga “123456789”. Podiumi plotësohet me “picture1”, në vend të tretë

1. Imagjinoni që duhet të gjeni një kod me gjashtë shifra. Me shumë gjasa, në një përpjekje të parë, shumë do të zgjidhnin një fjalëkalim banal, 123456. Dhe, do të bënin mirë. Ky është fjalëkalimi më i përdorur në vitin 2020, duke regjistruar 23.5 milionë adresa në rezik. Tabloja (shqetësuese) del nga klasifikimi “200 fjalëkalimet më të përdorura në 2020”, i përpiluar nga NordPass.

Sipas sondazhit, zgjedhjen e këtij vargu numerik për të (mos) mbrojtur adresat e tyre e kanë bërë më shumë se 2.5 milionë përdorues në të gjithë botën. Koha e nevojshme e një hakeri për ta zbuluar: më pak se një sekondë. Edhe një klasifikim i ngjashëm, i publikuar nga SplashData, në gusht dha të njëjtin rezultat.

2.Në vend të dytë, një tjetër fjalëkalim që mund të gjendet në më pak se një sekondë, 123456789, “motra e madhe” e fjalëkalimit në vendin e parë. Sipas NordPass, ajo është përdorur nga 961.435 persona, për një total prej më shumë se 7.8 milionë adresash të ekspozuara.

3.  Nëse vitin e kaluar, 123456 dhe 1234567 renditeshin në vendin e dytë dhe të tretë, në klasifikimin e këtij viti, në vendin e tretë, ka një hyrje të re, “picture1”. Fjalëkalimi është përdorur nga 371.612 përdorues, i ekspozuar ndaj hakerave “vetëm” 11.190 herë. Koha që duhet për ta gjetur nuk është më pak se 3 orë.

4. Aspak fantazi në fjalëkalimin në vendin e katërt: “password”. Me këtë fjalëkalim rezultojnë 3.7 milionë adresa të ekspozuara ndaj hakerave. Për ta gjetur, mjafton më pak se një sekondë. Ky fjalëkalim, i cili nuk ka as edhe një shifër, përdoret nga 360.467 përdorues.

5. Në vendin e pestë, sërish një varg numerik. Në këtë rast, tetë shifra: 12345678. Sipas NordPass, fjalëkalimi përdoret nga 322.187 përdorues me 2,9 milionë adresa të ekspozuara ndaj hakerave.

6. 111111 është i vetmi fjalëkalim në dhjetë vendet e para që përsërit të njëjtën shifër. Ai përdoret nga 230.507 përdorues dhe numëron më shumë se 3.1 milionë adresa të ekspozuara ndaj hakerave. Koha për ta zbuluar, gjithnjë më pak se një sekondë.

7. Në vend të shtatë, fjalëkalimi 123123, i zgjedhur nga 189.327 përdorues, i përdorur rreth 2.2 milionë herë. Edhe në këtë rast, mjafton një klik për ta gjetur.

8. Vitin e kaluar, 12345 ishte fjalëkalimi më i përdorur, nga 2.8 milionë përdorues. Ndërsa këtë vit renditet në vendin e tetë, i përdorur nga 188.268 përdorues. Ky fjalëkalim është shumë i dobët, adresat e ekspozuara ndaj hakerave janë 2.3 milionë.

9.Si mund të mungonte vargu i plotë 1234567890? Në fakt renditet në vendin e nëntë, i përdorur nga 171.724 përdorues, 2.2 milionë herë. Edhe këtë herë, koha që i duhet një hakeri për ta zbuluar është më pak se 1 sekondë.

10. Në vend të dhjetë, një hyrje e re – “senha”, përkthimi nga gjuha portugeze i fjalës “fjalëkalim”. Ai përdoret nga 167.728 përdorues. Është një fjalëkalim i përdorur 8.213 herë, shumë i shkurtër e pa shifra, i cili mund të gjendet për më pak se 10 sekonda.

Këshilla për një fjalëkalim të sigurt

NordPass këshillon që të vendosni një fjalëkalim “jo më pak se 12 karaktere, edhe më shumë nëse është e mundur, duke përdorur një kombinim të shkronjave të mëdha e të vogla, numra dhe simbole dhe ta ndryshoni atë të paktën çdo 90 ditë” (në këtë pikë, megjithatë ka mendime të kundërta). Dhe nëse mbajtja mend e fjalëkalimeve të ndërlikuara është e vështirë, në internet mund të gjeni shumë shërbime, falas apo me pagesë, që ju ndihmojnë t’i arkivoni ato.