Forcat izraelite plagosin 9 palestinezë gjatë protestës në Bregun Perëndimor

Të paktën 9 palestinezë janë plagosur me plumba të vërtetë dhe plastikë nga forcat izraelite në marshimet e zhvilluara në qytete të ndryshme të Bregut Perëndimor nën okupim

Të paktën 9 palestinezë janë plagosur me plumba të vërtetë dhe plastikë nga forcat izraelite në marshimet e zhvilluara në qytete të ndryshme të Bregut Perëndimor nën okupim, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ushtarët izraelitë sulmuan me plumba të vërtetë dhe plastikë palestinezët që morën pjesë në marshimet në mbështetje të Gazës dhe Xhamisë Aksa në Nablus, Tulkerm, Jenin, Ramallah, El-Khalil dhe Betlehem në veri të Bregut Perëndimor.

Sipas “Jerusalem News”, 5 palestinezë u plagosën, njëri prej tyre me plumb të vërtetë si rezultat i zjarrit të hapur nga ushtarët izraelitë në pikën e kontrollit Al-Jalma në veri të qytetit Jenin.

Forcat izraelite gjithashtu hapën zjarr në ambulancën që mbërriti në vendngjarje për të ndërhyrë tek të plagosurit palestinezë.

Paramediku palestinez Fadi Jarrar deklaroi se forcat izraelite shënjestruan ambulancën me të paktën 7 plumba, ndërsa ekipi mjekësor ndërhynte në njërin nga të plagosurit.

Nga ana tjetër, qindra persona në qendrën e Nablusit u bashkuan në marshimin drejt Qytetit të Vjetër.

Gjatë marshimit palestinezët kryen lutje për martirët e rënë në Gaza si rezultat i sulmeve izraelite dhe brohoritën parulla mbështetjeje për Gazën dhe Xhaminë Al-Aksa.

Palestinezët që shkuan në pikën e kontrollit Havara në jug të qytetit pas marshimit shpërthyen incidente midis palestinezëve dhe ushtarëve izraelitë ndërsa 4 palestinezë u qëlluan dhe u plagosën nga ushtarët izraelitë me plumba plastikë.

Palestinezët protestuan ndaj sulmeve të Izraelit në kryqëzimin Al-Menara në qendër të qytetit Ramallah.

Qindra palestinezë marshuan në qytetin El-Khalil ndërsa të rinjtë nga kampi Al-Arub dhe Beit Amr u zhvendosën në pikat ku ishin vendosur forcat izraelite.

Marshimi në El-Khalil përfundoi me përplasjet në rajonin Bab al-Zawiya në qendër të qytetit ku ishte vendosur ushtria izraelite.

Marshimet në kampin El-Arub dhe qytetin Beit Amr përfunduan me incidentet që ndodhën në dy pika kontrolli ku ushtria izraelite përdori plumba të vërtetë.

Palestinezët dogjën goma përpara një kulle ku ishin vendosur ushtarët izraelitë në kampin Ed-Dehile në jug të Betlehemit.

Në sulmet e Izraelit në Rripin e Gazës që nga 10 maji, janë martirizuar 119 palestinezë, përfshirë 28 fëmijë dhe 15 gra ndërsa janë plagosur 621 të tjerë.