Genc Pollo ironizon Najada Çomon dhe kujton vargjet e njohura të Nolit: Mos, se s’janë veç Naja…

Ish-deputeti i PD-së ironi me kandidimin e Çomos për deputete të PS-së...

Përfshirja e shefes së Infektivit Najada Ccomo në listat për deputete të Partisë Socialiste, ka sjellë reagime të shumë.

E mes këtyre reagimeve është dhe ai i ish-deputetit të Partisë Demokratike, Genc Pollo, i cili nuk i ka kursyer ironitë. Pollo kujton vargjet e famshme të Fan Nolit për poezinë “Rrent, or Marathonomak”, duke i përshtatur disa prej tyre me situatën në fjalë.

VARGJET E POSTUARA NGA POLLO
Nëna, motra, nusja dalin,
Ngrehin krahët të të ndalin,
Mos, se s’janë veç Najada
Magjistrica dhe Driada;
Lark, or lark,
Lark, or Marathonomak!

Noli i madh e largpamës!