Gjermania i shtohet listës së vendeve që kërkojnë tampon në hyrje

Udhëtarëve që vijnë nga rajone me rrezik u kërkohet të hyjnë në një karantinë 10-ditore.
Gjermania ka lajmëruar kufizimet e hyrjes në vend duke nisur nga më 11 janar 2021, njoftoi Tirana International Airport.
1. Certifikata: Udhëtarët që vijnë nga rajonet e rrezikuara me destinacion përfundimtar Gjermaninë, ju lutem duhet të mbajnë parasysh se kërkohet rezultati negativ i testit Covid-19 lëshuar më së shumti 48 orë para mbërritjes në Gjermani. OSE
Certifikata e një rezultati pozitiv të testit PCR (më i vjetër se 21 ditë por jo më i vjetër se 6 muaj = çertifikatë imuniteti)
Certifikatat duhet të jenë në gjermanisht, anglisht ose frëngjisht.
2. DEA (“Digitale Einreiseanmeldung”): Udhëtarët që vijnë nga rajone të rrezikuara duhet të paraqesin një konfirmim online të DEA-s gjatë imigracionit.
3. Karantina: Udhëtarëve që vijnë nga rajone me rrezik u kërkohet të hyjnë në një karantinë 10-ditore. Sipas rregulloreve në fuqi, karantina 10-ditore mund të hiqet më shpejt pas ditës së pestë dhe pas një rezultati negativ të provës.
Pasagjerët që janë tranzit dhe transferohen (brenda 24 orësh në një rezervim) në një destinacion Shengen ose Jo-Shengen duhet të jenë në përputhje me rregullin e vendit të tyre të destinacionit dhe janë të përjashtuar nga ky rregull lokal gjerman. /Monitor