Gjermania pritet të zgjasë karantinën. Flitet deri për Krishtlindje, rastet po arrijnë 1 milion!

Kancelarja Angela Merkel pritet të takojë liderët shtetërorë këtë javë për të vendosur mbi zgjatjen e karantinës përtej 2 Dhjetorit.

Gjermania po përgatitet të zgjasë karantinën ndërkohë që numri i të infektuarve me koronavirus është  rritur në të gjithë vendin.

Megjithatë, Berlini shpreson që një vaksinë e koronavirusit mund të prezantohet së shpejti dhe autoritetet në vend kanë shprehur otpimizëm që pandemia nuk do të jetë më kaq e frikshme në muajt e ardhshëm. Në nisje të Javës, u lajmërua se masat e prezantuara më 2 Nëntor, që pritet të zgjasin 1 muaj, mund të shtyhen përsëri.

“Do të ketë një zgjatje e periudhës së karantinës”- tha ministri i Financave, Olaf Scholz. Kancelaria Angela Merkel pritet të takojë liderët shtetërorë këtë javë për të vendosur mbi zgjatjen e karantinës përtej 2 Dhjetorit.

Është përfolur se masat mund të zgjaten me disa javë dhe të hiqen përpara sezonit të Krishtlindjeve. Markus Söder, ministër kryesor i Bavarisë dhe lideri i Unionit Kristian Social, tha se restorantet, hotelet dhe kinematë, duhet të qëndrojnë të mbyllura deri më 20 Dhjetor dhe se duhet të ndalohen fishekzjarrët dhe alkooli në sheshet publike ditën e Vitit të Ri.

Gjermania po i afrohet 1 milionë rasteve me koronavirus, ndërkohë që infeksionet ditore po rriten ndjeshëm.