Guvernatori Sejko prezanton në Kuvend raportin e Bankës së Shqipërisë për 2020: Masat tona gjatë pandemisë patën sukses…

Guvernatori Gent Sejko ka prezantuar në Kuvend raportin e Bankës së Shqipërisë për vitin 2020 ku vendi u përfshi nga kriza e pandemisë...

Guvernatori Gent Sejko ka prezantuar në Kuvend raportin e Bankës së Shqipërisë për vitin 2020 ku vendi u përfshi nga kriza e pandemisë.

Sejko thotë se masat e Bankës rezultuan të suksesshme dhe se objektivi ishte lehtësimi i impaktit të krizës në ekonomi, evitimi i pasojave negative dhe ruajtja e stabilitetit monetary.

Ai thoët se ekonomia shqiptare i gëzon premisat për një rimëkëmbje të fortë në të ardhmen dhe se 2021 ka për të qenë një kthesë në këtë drejtim.

Gjithsesi ai paralajmëron se nuk duhet neglizhuar probabiliteti që në të ardhmen të ketë goditje të tjera.

‘’Pandemia COVID-19 e vuri Bankën e Shqipëisë si gjithë ekonominë e shoqërinë para sfidave të paparashikuara. E ndërgjegjshme për madhësinë e komplekstietin, Banka ndërhyri në ënyrë të shpejtë e të plotë në disa aspekte.

Objektivi ynë ishte lehtësimi i mpaktit të krizës në ekonomi. Evitimi i pasojave negative. Ruajtja e stabiliteti monetar e financiar.

Masat tona rezultuan të suksesshme. Ndikimi i krizës reuzltoi më i vogël se pritjet tona.

Ndikimi pozitiv të përgjigjes së politikave publike. Me gjithë problemet e natyrshme, kemi shmangur falimentin në masë të bizneseve dhe rritjen e fortë të papunësisë.

Në gjykimin tonë ekonomia shqiptare i gëzon premisat për një rimëkëmbje të fortë në të ardhmen.

Banka përmbushi detyrat e tjera ligjore gjatë 2020. Ka zbatuar rekomandimet e Kuvendit. Në vijim do paraqes një shtjellim të punës e reuzltateve për 2020.

Ecuria ekonomike dhe reagimi i Bankës.

Masat e distancimit e çuan Shqiëprinë në recession, rritje e papunësisë dhe vështirësi financiare për shumë biznese. Treguesit e balanacve u ulën. Ekonomia humbi 43 mijë vende pune, papunësia u rrit me 11.8%. Inflacioni mesatar rezultoi 1.6%, poshtë objektivit tonë si Bankë.

Kriza goditi konsumin privat e flukset. Në veçanti u ndjenë në industry dhe sektorin e shërbimeve. Madhësia dhe kompleksiteti i goditjes, brenda fushës së kompetencës së Bankës morëm masat. Ulëm normën bazë të interest. Lehtësuam qasjen e sektorit bankar. Miratuam ndryshime rregullatore që shtynë këstet e kredive me 6 muaj, dhe ristrukturim të tyre. Pezulluam shpërndarjen e dividentit për sektorin bankar. Eleminuam kostot e platformave elektronike të bankave. Duke sugjeruar pagesa elektronik. Masat e marra kanë qenë efektive në reduktimin e ndikimeve nga pandemia. Tregu financiar rezultoi i qetë.

Kredia për sektorin privat shënoi 6.7% në 2020. 23 mijë binzese e familje përfituar nga moratorium i kredive. Së fundmi garantimi i sektorit të pagesave, dhe uljen e kostove online. Stabiliteti financiar dhe mbikqyrja bankare.

Sektori ynë mbajti mbi shpatulla një pjesë të barrës financiare të krizës. Ky zhvillim është i ndryshëm nga episodet e tjera. Pavarësisht sfidave, veprimtaria e sektorit bankar u shfaq e qëndrueshme. Rezultati financiar mbeti normal. Raporti i kredive me problem zbriti deri në 8% në fund të 2020.

Vlerësimet e industrisë bankare, të mjaftueshme për rritje potenciale. Kryerja e inspektimeve në vend, duke kryer inspektime të targetuara dhe kufizuara në kushtet e pandemisë 2020. Janë haruar plane të ndërhyrjes së zakonshme për bankat shqiptare.

Të nderuar zonja e zotërinj, Banka ka ruajtuar një vëmendje konstante edhe në aktivitetet e tjera.

Gjej me vend të evidentoj zhvillimin e mëtejshëm të sistemit të pagesave. Furnizimin e ekonomisë me para fizike. Mirëadministrimin e rezervës valutore. Intensifikimin e rritjes së edukimit në përfshirjen financiare. Viti 2021 pritet të shënojë kthesë positive, hapja e ekonomive partnere, vaksinimi. Megjithatë pasiguritë mbeten të pranishme, dhe probabiliteti i goditjeve të tjera. Rimëkëmbja duhet të vijojnë të mbështeten nga stimuj makroekonomikë dhe afatshkurtër. Në fund të fjalës time, përfundimi i krizës duhet të kthehet me vëmendjen tek reformat strukturore. Vetëm me to mund të kemi përmirësim të mirëqënies sociale. ‘’- tha Sejko.