Irani rishikon mbi 200 tekste shkollore pas urdhrave të liderit suprem

Më shumë se 200 tekste shkollore janë duke u rishikuar në Iran, për t’u siguruar se në to adresohen shqetësimet e bëra nga lideri suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei. Ministri iranian i Edukimit, Youssef Nouri, ka thënë më 31 gusht se librat janë printuar për vitin e ri akademik, mirëpo pasi Khemenei i ka…

Më shumë se 200 tekste shkollore janë duke u rishikuar në Iran, për t’u siguruar se në to adresohen shqetësimet e bëra nga lideri suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei.
Ministri iranian i Edukimit, Youssef Nouri, ka thënë më 31 gusht se librat janë printuar për vitin e ri akademik, mirëpo pasi Khemenei i ka shikuar dhe ka bërë komentet e tij, duhet të bëhen ndryshime.

Librat janë për nxënësit nga klasa e parë deri në të 12-ën.

Nouri nuk ka specifikuar ndryshimet që duhet bërë.

Khamenei ka thënë në të kaluarën se shumë tekste nëpër universitete ulin besimin në ligjëratat hyjnore dhe fetare.

Tekstet shkollore janë ndryshuar disa herë në Iran prej Revolucionit të vitit 1979 dhe krijimit të Republikës islamike.

Ndryshimet janë bërë për të promovuar vlera islamike në mesin e të rinjve.

Zyrtarët kanë sugjeruar që ndryshimet e raportuara janë pjesë e përpjekjeve për të hartuar teste shkollore që janë në linjë me politikat e udhëheqësisë për edukimin.

Sipas këtyre politikave, shtetit i duhet një “sistem edukimi që mund të materializojë jetën ideale islame, drejtësinë universale dhe qytetërimin islamo-iranian”.