Ish-ambasadori amerikan Jeffrey: “15 korriku dhe 11 shtatori duhet të shihen në të njëjtën mënyrë”

Ish-ambasadori i SHBA-së në Ankara dhe ish-përfaqësuesi special për luftën kundër DEASH-it, James Jeffrey tha se përpjekja e grusht shtetit të 15 korrikut të FETO-s duhet të shihet në të njëjtën mënyrë si sulmi i 11 shtatorit. Jeffrey mori pjesë në ceremoninë e 15 Korrikut në Ditën e Demokracisë dhe Unitetit Kombëtar të mbajtur në…

Ish-ambasadori i SHBA-së në Ankara dhe ish-përfaqësuesi special për luftën kundër DEASH-it, James Jeffrey tha se përpjekja e grusht shtetit të 15 korrikut të FETO-s duhet të shihet në të njëjtën mënyrë si sulmi i 11 shtatorit.

Jeffrey mori pjesë në ceremoninë e 15 Korrikut në Ditën e Demokracisë dhe Unitetit Kombëtar të mbajtur në Ambasadën Turke në Washington dhe pas ceremonisë dha deklaratë për Anadolu Agency (AA).

“FETO është organizatë terroriste dhe kjo organizatë duhet të trajtohet si e tillë. Ky është një sulm nga një organizatë terroriste kundër një shteti demokratik që është aleat i NATO-s. Si sulmi i 11 shtatorit ndaj nesh nga organizata terroiste Al-Kaeda ashtu edhe sulmi i organizatës terroriste të Fetullah Gülen-it më 15 korrik 2016 kundër Türkiye-s (Turqisë) duhet të shihen në të njëjtën mënyrë. Këto nuk janë vetëm sulme ndaj demokracisë, por edhe sulm ndaj solidaritetit tonë të aleancës dhe ne duhet të bëjmë gjithçka që është e nevojshme që kjo të mos ndodhë më”, tha Jeffrey në prononcimin për AA.

Duke thënë se disa nga emrat në administratën amerikane kanë reaguar vonë ndaj përpjekjes për grusht shteti të 15 korrikut dhe disa prej tyre e përshkruan gabimisht atë, Jeffrey tha se “Ne mund të kishim qenë më mirë në këtë çështje”.

“Administrata mund të jetë vonuar në çështjen për të konfirmuar informacionet gjatë tentativës për grusht shteti”, tha Jeffrey, i cili mbrojti idenë se marrëdhëniet jo të mira mes dy vendeve mund të jenë një faktor që administrata ka reaguar vonë.

– Forcat e SHBA-së dhe regjimi i Asadit nuk mund të veprojnë në të njëjtën zonë

Në përgjigje të një pyetjeje lidhur me mbështetjen që SHBA-ja i jep YPG/PKK-së që përdor emrin SGD, ish-ambasadori Jeffrey, duke bërë të ditur se SHBA-ja ofron ndihmë për SDG-në e cila është një komponent i rëndësishëm i YPG-së, tha se është i vetëdijshëm që YPG dhe PKK-ja përbëjnë kërcënim për Türkiye-n.

Ndaj pyetjes për lajmet se YPG/PKK ka bërë marrëveshje bashkëpunimi me regjimin e Asadit, Jeffrey deklaroi: “Kjo po fryhet shumë. Ka një mosmarrëveshje të rëndësishme mes SDG-së dhe regjimit të Asadit. Ekziston një bashkëpunim i rëndësishëm mes Rusisë dhe SDG-së”.

Ish-përfaqësuesi special për luftën kundër DEASH-i, Jeffrey iu përgjigj pyetjes nëse duhet apo jo SHBA-ja të shqetësohet për çështjen e një marrëveshjeje të mundshme mes regjimit të Asadit dhe YPG/PKK-së.

“Mendoj se pozicioni i SHBA-së është ende i njëjtë. Forcat tona nuk mund të operojnë në zonat ku veprojnë forcat e Asadit. Ne nuk do të përfshihemi në çështjen për ndarjen e sigurt tek ata. Më parë ne jemi përballur me ta disa herë dhe këto kanë përfunduar keq për forcat e regjimit të Asadit. Ne nuk do të veprojmë në të njëjtën zonë me ta dhe mendoj se të gjithë e dinë këtë. Për këtë arsye nuk jam i shqetësuar për këtë”, tha Jeffrey.