Ja cilat marka ndërkombëtare dominojnë në Shqipëri

Tregu shqiptar dominohet nga produkte që mbajnë marka gjermane, amerikane, italiane e kineze, ndërkohë që nuk mungojnë ato turke apo serbe. Scan Televizion ka zbardhur aplikimet për regjistrime markash në Shqipri, qofshin ato të bëra nga subjekte kombëtare, ashtu edhe ndërkombëtare.

Numrin më madh të aplikimeve ndërkombëtare për marka në vitin 2020 sipas vendit të origjinës së aplikantit, e zë Gjermania e ndjekur nga, KINA, ITALIA, Mbretëria e Bashkuar, SHBA, ZVICRA, Turqia, Franca, Austria, etj.

Ndërsa, nëse vështrojmë numrin e aplikimeve kombëtare për marka në vitin 2020 sipas vendit të origjinës së aplikantit, vëmë re se SHBA e ndjekur nga Italia, Kina, Mbretëria e Bashkuar, Zvicra, Turqia, Serbia, Kosova, etj, kanë numrin më të madh të aplikimeve kombëtare në Shqipëri.

Përgjatë vitit 2020, në Drejtorinë e Përgjithshme të Pronësisë Industriale janë paraqitur për regjistrim marke në total 1164 aplikime, mes të cilave 761 kërkesa janë bërë nga subjekte shqiptare.  Por, Megjithëse ka një histori të gjatë në regjistrimin e prnësisë industriale, e cila daton rreth 100 vitesh, me regjistrimin e patentës së parë nga familja Hobdari, sistemi mbetet I moderuar dhe mjaft larg standardeve perëndimore

Edhe pse standardet e respektimit të pronësisë intelektuale e industriale mbeten në nivele të ulëta, Shqipëria ka rritur vitet e fundit numrin e markave e të patentave të regjistruara zyrtarisht, sipas sistemit kombëtar ashtu dhe sistemit të Madridit.

Me gjithë situatën që ka kaluar vendi ynë nga Covid-19, përgjatë vitit 2020, në Drejtorinë e Përgjithshme të Pronësisë Industriale janë paraqitur për regjistrim marke në total 1164 aplikime, në krahasim me 1157 aplikime në vitin 2019, pra kemi një rritje të numrit të aplikimeve me 0.6%.  Sipas raportit zyrtar të kësaj drejtorie.

Gjatë vitit 2020 një rritje me 8.65% ka patur dhe numri i aplikimeve ndërkombëtare nga (Marrëveshja dhe Protokolli i Madridit) që kanë arritur në 2936 aplikime nga 2682 aplikime të depozituara në vitin 2019.

Nëse do t’i referohemi periudhës 2015-2020, trendi i aplikimeve kombëtare dhe ndërkombëtare ka qenë një trend rritës, me 937 në vitin 2015. 1055 në 2016-ën, 1161-në 2017-ën, dhe 1294 në 2018-ën. Të dhënat tregojnë se numri në total i aplikimeve kombëtare dhe ndërkombëtare ka një patur një rritje me 6.4% në vitin 2020 në krahasim me vitin 2019.

Në totalin prej 1164 të aplikimeve kombëtare për regjistrim marke, aplikimet nga subjektet shqiptare në vitin 2020 arritën në 761.

Në numrin total të aplikimeve në % për vitin 2020, aplikimet ndërkombëtare zënë 72%, aplikimet kombëtare nga aplikantë të huaj 10% dhe aplikimet vendase zënë 18%.

Gjatë vitit 2020, rritje ka patur numri i kërkesave nga subjekte shqiptare që kanë kërkuar shtrirje ndërkombëtare të aplikimeve të tyre,nëpërmjet Marrëveshjes së Madridit. Kjo tregon interesin në rritje të subjekteve shqiptare për ekportimin e produkteve te tyre. Gjithashtu kjo tregon se këto subjekte eksportuese janë ndërgjegjësuar që hapi i parë përpara se të eksportojnë produktet e tyre është regjistrimi ndërkombëtar i aplikimit të tyre nëpërmjet Marrëveshjes së Madridit ku shteti shqiptar është palë dhe ky regjistrim realizohet nëpërmjet DPPI.

Megjithëse ka një histori të gjatë në regjistrimin e prnësisë industriale, e cila daton rreth 100 vite me parë, me regjistrimin e patentës së parë nga familja Hobdari, sistemi mbetet I moderuar dhe mhaft larg standardeve perëndimore. /scan