Kaos në Paris/ Stuhia e dhunshme përmbyt kryeqytetin francez

Një stuhi e dhunshme shiu goditi të martën Parisin, duke përmbytur rrugët dhe stacionet e metrove të kryeqytetit. Sipas Meteo Francë, sasia e shiut që ra në hapësirën e një ore tejkaloi atë një muaji të zakonshëm me reshje shiu. Stacioni meteorologjik në Kullën Eifel regjistroi shpejtësi të erës deri në 104 km/orë. Teksa edhe…

Një stuhi e dhunshme shiu goditi të martën Parisin, duke përmbytur rrugët dhe stacionet e metrove të kryeqytetit.

Sipas Meteo Francë, sasia e shiut që ra në hapësirën e një ore tejkaloi atë një muaji të zakonshëm me reshje shiu.

Stacioni meteorologjik në Kullën Eifel regjistroi shpejtësi të erës deri në 104 km/orë. Teksa edhe niveli i lumit Seine ishte rritur me 35 cm për shkak të reshjeve

Teksa autoritet kanë këshilluar njerëzit të shmangin daljet e panevojshme. Shërbimet franceze të motit thanë se pjesa më e madhe e Francës jugore mund të goditet sërish nga stuhitë më vonë këtë javë.