Kërcënohet kryeministri i Malit të Zi, Abazoviç: Policia të hetojë

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, ka marrë një kërcënim. Siç raportojnë mediat vendase, ai kërkoi nga drejtuesit e policisë publike dhe sekrete që të hetojnë kërcënimet që ai ka marrë për shkak të arrestimit të oficerit të Agjencisë Kombëtare të Sigurisë Petar Lazoviç. Kryeministri tha për “Vijesti” se u ka kërkuar që të…

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, ka marrë një kërcënim.
Siç raportojnë mediat vendase, ai kërkoi nga drejtuesit e policisë publike dhe sekrete që të hetojnë kërcënimet që ai ka marrë për shkak të arrestimit të oficerit të Agjencisë Kombëtare të Sigurisë Petar Lazoviç.

Kryeministri tha për “Vijesti” se u ka kërkuar që të mblidhen informacione, ndërsa deklaron se grupet e afërta me Petar Lazoviçin dhe babain e tij Zoran, ish-zyrtar i lartë i policisë, po e synojnë atë si fajtorin kryesor për arrestimin dhe po planifikojnë një lloj hakmarrjeje.
Abazoviç ka njoftuar Ministrin e Punëve të Brendshme Filip Axhiç, drejtorin e Administratës së Policisë Zoran Brđanin dhe drejtorin e ANB Sava Kentera për kërcënimin.