Kina izolon 21 milionë banorë për shkak të koronavirusit

Çengdu është bërë qyteti i fundit kinez që ka hyrë në izolim, pasi Pekini vazhdon të zbatojë politikën kontroverse të “zero rasteve” me koronavirus. Rreth 21 milionë njerëz janë detyruar të qëndrojnë nëpër shtëpitë e tyre. Vetëm një person brenda familjes mund të kryejë blerjet e domosdoshme. Ky qytet ka regjistruar të enjten 157 raste…

Çengdu është bërë qyteti i fundit kinez që ka hyrë në izolim, pasi Pekini vazhdon të zbatojë politikën kontroverse të “zero rasteve” me koronavirus.

Rreth 21 milionë njerëz janë detyruar të qëndrojnë nëpër shtëpitë e tyre.

Vetëm një person brenda familjes mund të kryejë blerjet e domosdoshme.

https://4ab20e166cebc4a899862c25fc3494cb.safeframe.googlesyndication.com/safeframe/1-0-38/html/container.html

Ky qytet ka regjistruar të enjten 157 raste të reja të infektimit me koronavirus, përfshirë 51 raste pa simptoma.

Banorëve u është ndaluar largimi nga qyteti.

Mediat shtetërore kanë raportuar se shkollat nuk janë hapur dhe fluturimet në këtë qytet janë anuluar.

Autoritetet shëndetësore kanë thënë se situata është “jashtëzakonisht komplekse”.

Sipas tyre shpërthimi i ri i virusit mund të ketë ndodhur si pasojë e organizimeve të mëdha gjatë motit të nxehtë.

Politikat e Kinës për COVID-19 – sëmundjen që shkakton koronavirusi – u kërkojnë qyteteve që të zbatojnë masa të ashpra izolimi, nëse raportohen disa raste infektimi.

Megjithatë, kjo politikë e Pekinit është kritikuar për shkak të ndikimit që ka në rritje ekonomike.

Për koronavirusin e ri, që shkakton sëmundjen COVID-19, është raportuar për herë të parë në dhjetor të vitit 2019 në Vuhan të Kinës.

Organizata Botërore e Shëndetësisë e pati shpallur koronavirusin si pandemi më 11 mars të vitit 2020.

Deri më tani janë regjistruar mbi gjashtë milionë njerëz të vdekur me këtë virus.