Koronavirusi, Arabia Saudite ndalon vendasit në kryerjen e Umres

"Vendimi do të shqyrtohet vazhdimisht dhe zbatimi i tij do të pezullohet kur shkaqet e tij largohen", tha SPA, duke cituar një burim të lartë të Ministrisë së Brendshme

Arabia Saudite sot vendosi ndalesë të përkohshme për vendasit dhe banorët që të kryejnë Umren për shkak të frikës nga koronavirusi i ri, njoftoi agjencia zyrtare e lajmeve SPA, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Vendimi do të shqyrtohet vazhdimisht dhe zbatimi i tij do të pezullohet kur shkaqet e tij largohen”, tha SPA, duke cituar një burim të lartë të Ministrisë së Brendshme.

Më 27 shkurt, Arabia Saudite pezulloi hyrjen e pelegrinëve që kërkonin të kryenin Umren për shkak të sëmundjes.

Pezullimi gjithashtu vlen edhe për ata që kërkojnë të vizitojnë Xhaminë e Profetit në qytetin e Medinës.

Umreja mund të kryhet në çdo kohë gjatë vitit.

I zbuluar së pari në dhjetor në Wuhan të Kinës, koronavirusi i ri i njohur si COVID-19 është përhapur në të paktën 73 vende.