Kosova aplikoi në KiE, Vuçiç: Do të mbledh Këshillin Kombëtar

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka reaguar pas aplikimit të Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Europës.

Vuçiç është shprehur se do të mbledhë Këshillin Kombëtar këtë të enjte dhe shtoi se me këtë aplikim, Kosova ka shkelur marrëveshjen e Uashingtonit, të Brukselit dhe Rezolutën 12 44.

Sipas tij, SHBA-të kanë mbështetur Kosovën për anëtarësimin në Këshillin e Europës, por jo nuk vlen nëse nuk jepet drita jeshile nga Serbia.

Presidenti serb përsëriti qëndrimet se nuk do të njohë pavarësinë e Kosovës, shkruan media serbe Tanjug.

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla dorëzoi të enjtën aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Europës. Gërvalla e ka dorëzuar personalisht aplikimin në Strasburg.

Qeveria e Kosovës zhvilloi të enjten një të jashtëzakonshme mbledhje online gjatë të cilës miratoi nismën për anëtarësimin e vendit në Këshillin e Evropës.