Kosovë, 7 viktima dhe 234 raste të reja me COVID-19

Bazuar në të dhënat e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK), 234 raste të reja janë diagnostikuar pozitiv me koronavirus, derisa numri i tyre ka shkuar në 51.144

Autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë raportuar se 7 persona të tjerë të infektuar me koronavirusin e ri (COVID-19) kanë vdekur, duke e çuar në 1.332 numrin e përgjithshëm të të vdekurve nga ky virus, transmeton Anadolu Agency (AA).

Bazuar në të dhënat e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK), 234 raste të reja janë diagnostikuar pozitiv me koronavirus, derisa numri i tyre ka shkuar në 51.144.

Në 24 orët e fundit në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK dhe laboratoret private janë testuar gjithsej 1.181 mostra të dyshuara për COVID-19, ndërsa nga 8 shkurti deri më tani janë testuar gjithsej 182.329 mostra.

Sa i përket numrit të të shëruarve, të dhënat kanë njoftuar për 564 pacientë të tjerë të shëruar, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më tani ka shkuar në gjithsej 40.987 raste, kurse numri i rasteve aktive është 8.825.