Kredia për shtëpi dominoi huamarrjen e individëve edhe në tremujorin e parë 2021

Veçori e tremujorit I 2021 është rënia e interesit të kredisë hipotekare në euro, në 3.3%, nga mesatarja relativisht e qëndrueshme prej 4.0% e vitit që kaloi. Të tre muajt e këtij tremujori janë

Kredia për blerje banesash ka dominuar rritjen e portofolit të kredisë për individë që prej fillimit të pandemisë.

Analizat e Bankës së Shqipërisë tregijnë se kjo tendencë ka vijuar edhe në tremujorin e parë të këtij viti. Në fund të tremujorit të parë të vitit, kredia hipotekare përbën mbi 70% të kredisë për individë dhe pesha e saj është rritur me 0.7 pikë përqindjeje kundrejt të njëjtës periudhe të vitit të kaluar.

Përbërja sipas monedhës e kredisë hipotekare është lehtësisht e dominuar nga kredia në monedhë vendase, me 56% të totalit, si rezultat i rritjes së vazhdueshme të kreditimit në lekë për blerje

banese në pesë vitet e fundit. Ecuria e kredisë për shtëpi është mbështetur nga kushtet e ofertës, ku vërehet një lehtësim i standardeve të kredisë për blerje banese, duke filluar nga tremujori i tretë i vitit 2020 dhe duke vijuar kështu edhe në dy tremujorët pasardhës. Paralelisht, edhe kërkesa e individëve për kredi me qëllim blerjen e një banese ka hyrë në territor pozitiv.

Megjithëse kredia hipotekare ngelet dominuese në segmentin e individëve, Banka e Shqipërisë vëren se në dy tremujorët e fundit është vënë re dhe një përmirësim i kredisë konsumatore. Në analizën e saj, BSH e lidh këtë zhvillim sidomos me përmirësimin e treguesit të besimit konsumator.

Kështu, për herë të parë pas gjashtë tremujorësh radhazi në rënie, balanca e kërkesës për kredi konsumatore u rrit në tremujorin e parë të këtij viti. Një ndikim në këtë drejtim ka dhënë edhe oferta. Standardet e kreditimit janë raportuar gjithashtu me lehtësim për tre tremujorë radhazi. Kredia konsumatore përbën më pak se 30% të kredisë së dhënë për individë. Ky portofol dominohet kryesisht nga kredia në lekë, cka reflekton disbursimin më të lartë të kredisë konsumatore në monedhë vendase, në përputhje me nevojat e përditshme për konsum.

Normat e interesit për kreditë në lekë për individët mbeten në nivele të ulëta, si ato për financimin e konsumit, ashtu edhe ato për kreditë hipotekare. Norma mesatare e interesit për kreditë në lekë për individët rezultoi 6.5% në tremujorin e parë të vitit, duke u rritur lehtë nga niveli mesatar prej 6.3% që ishte në dy tremujorët e mëparshëm. Në këtë horizont kohor, interesi i kredive konsumatore mbeti thuajse i pandryshuar, në 8.4%.

Veçori e tremujorit I 2021 është rënia e interesit të kredisë hipotekare në euro, në 3.3%, nga mesatarja relativisht e qëndrueshme prej 4.0% e vitit që kaloi. Të tre muajt e këtij tremujori janë

karakterizuar nga norma të ulëta. Rritja e normave të interesit në lekë dhe rënia e atyre në euro është reflektuar në rritje të diferencës mes tyre në këtë tremujor. Megjithatë, duke parë përtej luhatshmërisë së madhe që i karakterizon këto norma në afat të shkurtër, diferenca mes tyre në shtatë vitet e fundit është luhatur në një interval të ngushtë, me një mesatare rreth 0.6 pikë përqindje. /Monitor