Kryediplomati turk së bashku me homologun e tij maltez do të vizitojnë Libinë

Ministria turke e Punëve të Jashtme njoftoi se Çavuşoğlu dhe Bartolo do të realizojnë një vizitë pune në Libi, gjatë së cilës do të diskutohen "çështjet mbi axhendën e përbashkët të të tre vendeve"

Ministri i Punëve të Jashtme i Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu, së bashku me homologun e tij maltez, Evarist Bartolo, gjatë ditës së sotme do të niset për në Libi, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ministria turke e Punëve të Jashtme njoftoi se Çavuşoğlu dhe Bartolo do të realizojnë një vizitë pune në Libi, gjatë së cilës do të diskutohen “çështjet mbi axhendën e përbashkët të të tre vendeve”.

Libia në Afrikën e Veriut dhe ishulli Mesdhe i Maltës janë të ndarë me vetëm rreth 357 kilometra mes tyre.

Dje, kryediplomati turk realizoi një vizitë pune në Maltë, ku u trajtuan marrëdhëniet bilaterale, si dhe çështjet rajonale dhe ndërkombëtare.

Para nisjes për në Libi, sot në Maltë Çavuşoğlu po ashtu do të takohet me shefin e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian (BE), Josep Borrell, ku pritet të diskutohen marrëdhëniet Turqi-BE, si dhe çështjet rajonale.

Libia është kapluar nga lufta civile që nga rrëzimi i sundimtarit Muammar Gaddafi në vitin 2011. Në vitin 2015 u themelua qeveria libaneze nën një marrëveshje të udhëhequr nga Kombet e Bashkuara (OKB), por përpjekjet për një zgjidhje politike afatgjate dështuan për shkak të një ofensive ushtarake nga forcat besnike të udhëheqësit të forcave të paligjshme të armatosura me bazë në lindje të Libisë, Khalifa Haftar.

Si autoritet legjitim të vendit OKB ka njohur qeverinë libaneze të udhëhequr nga kryeministri Fayez al-Sarraj me qendër në Tripoli, e cila ka luftuar milicitë e Haftar-it që mbështetet nga Arabia Saudite, Rusia, Egjipti, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Franca. Në këtë konfilikt, që nga prilli i vitit 2019 jetën e kanë humbur mbi 1 mijë persona.

Turqia, një mbështetëse e qeverisë legjitime të Libisë, ka thënë se operacioni i BE-së për të zbatuar një embargo armësh në Libi është i paefektshëm dhe selektiv, pasi nuk arrin të ndërpresë armët nga Rusia, Egjipti, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe të tjerat.

Malta është anëtare e BE-së që nga viti 2004.