Lëvizje e beftë nga ambasada Amerikane, Damian Gjiknuri largohet nga takimi i Këshillit Politik për Zgjedhoren, çfarë po ndodh?!

Në takim po vijojnë të jenë tri anëtarët e tjerë të KP, Rudina Hajdari, Oerd Bylykbashi dhe Petrit Vasili. Kjo lëvizje vjen në kohën kur u pa se PD dhe PS po gjenin kompromisin për Reformën Zgjedhore.

Përfaqësuesi i Partisë Socialiste në Këshillin Politik, Damian Gjiknuri është larguar nga takimi që po zhvillohet në rezidencën e ambasadës Amerikane. Burime bëjnë me dije largimin e Gjiknurit nga mbledhja, ndërkohë që mësohet se shkak është kërkesa për konsultim me kryetarët e partive.

Në takim po vijojnë të jenë tri anëtarët e tjerë të KP, Rudina Hajdari, Oerd Bylykbashi dhe Petrit Vasili. Kjo lëvizje vjen në kohën kur u pa se PD dhe PS po gjenin kompromisin për Reformën Zgjedhore.

Pas gati 9 orë negociatash dje me ndërkombëtarët, SHBA, BE dhe Britani e Madhe, ambasadorët u shprehën optimistë dhe lanë si afat të fundit ditën e sotme për miratimin e Zgjedhores. Palët janë ndarë tek çështja e Administratës Zgjedhore, ku PD kërkon departizim të administratës dhe PS, kërkon depolizitim.