Lia e majmunit/ Deri tani vetëm raste të dyshuara që rezultojnë varicelë

Lija e majmunit i afrohet Shqipërisë. Sëmundja e cila është shpallur alert global është konfirmuar tanimë ne Mal te Zi ,Bosnje Hercegovine dhe Serbi ndërkohë që edhe në vendin tonë ka pasur raste te dyshuara “Kemi pasur raste të dyshuara, tek fëmijët dhe tek të rritur por pasi janë testuar kanë rezultuar varicele”, shprehet Silva…

Lija e majmunit i afrohet Shqipërisë.
Sëmundja e cila është shpallur alert global është konfirmuar tanimë ne Mal te Zi ,Bosnje Hercegovine dhe Serbi ndërkohë që edhe në vendin tonë ka pasur raste te dyshuara
“Kemi pasur raste të dyshuara, tek fëmijët dhe tek të rritur por pasi janë testuar kanë rezultuar varicele”, shprehet Silva Bino.
Por si mund te infektohesh me linë e majmunit ?
Lija e majmunit mund te infektoje çdo kënd edhe pse më të prekur janë persona të komunitetit homoseksual dhe kjo bën që personat e prekur të tentojnë ta mbajnë të fshehur e mos te shkojnë tek mjeku por sipas Binos, ne fillim mund të konsultohen edhe pa u identifikuar, mjafton të izolohen.

Por sëmundja shfaqet me temperaturë të lartë dhe shkakton dhimbje të forta aq sa kërkon dhe shtrim në spital.
“Dhimbje të zorrëve, temperaturë mbi 38, lezione me ujë që kur thahen bie lëkura. Dhimbje që naocneti nuk duron dot”, shton Bino.

Edhe pse të rralla por lia e majmunit shfaq komplikacione si encefalite kur prek trurin dhe deri në verbim të fëmijëve kur u prek syrin.

Për të kapur sa më shpejt rastet në Institutin e Shëndetit publik ka nisur trajnimi i mjekëve infeksionistë, virologë dhe epidemiologë.