Makina e princeshës Diana shitet për gati 900 mijë euro

Makina personale e princeshës së ndjerë Diana u shit sot për 737.000 funte (869.000 euro), dhe shitja u organizua në prag të 25-vjetorit të vdekjes së saj në Paris, njoftoi sot ankandi Silverstone. Një Ford Escort RS Turbo i vitit 1985 iu shit një blerësi të paidentifikuar në Mançester. Princesha britanike udhëtoi me veturën e…

Makina personale e princeshës së ndjerë Diana u shit sot për 737.000 funte (869.000 euro), dhe shitja u organizua në prag të 25-vjetorit të vdekjes së saj në Paris, njoftoi sot ankandi Silverstone.

Një Ford Escort RS Turbo i vitit 1985 iu shit një blerësi të paidentifikuar në Mançester.

Princesha britanike udhëtoi me veturën e saj nëpër Londër e vetme, por gjithmonë e shoqëruar nga një roje sigurie.

Shitja u mbajt katër ditë para 25-vjetorit të vdekjes së Dianës (36) në një aksident automobilistik në Paris. Diana ishte gruaja e Princit Charles me të cilin ka djemtë princërit William dhe Harry.