Makinat do të pajisen me targa të reja, kush do të jetë i detyruar t’i vendosë

Targat shqiptare bëhen më të sigurtat në rajon!” Kështu njofton Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor.

Me investimin e ri të DPSHTRR – MIE rriten elementet e sigurisë (në 15): Barkod Unik progresiv që do regjistrohet në eDPSHTRR (UPGRADE 100% i sistemit në implementim!) Hologramë me simbolet kombëtare, Virtual Security Thread, Chrome Free , certifikuar 3M!” njofton DPSHTRR duke dhënë specifikimet teknike të targave të reja shqiptare. Sipas DPSHTRR, sasia e furnizimit është deri në 31 dhjetor 2022 dhe kjo sjell vetëm cilësi më të lartë, pa rritur tarifat.

Këto targa aplikohen për regjistrimet e reja, qytetarët/subjektet nuk detyrohen të ndërrojnë targat që kanë në përdorim! /Scan