Mali i Zi shpall fundin e pandemisë

Epidemia e coronavirusit në Mal të Zi u shpall zyrtarisht më 26 mars.

Trupi Koordinues Kombëtar për Sëmundjet Infektive (NCT), me sugjerimin e Institutit të Shëndetit Publik, ka shpallur fundin e epidemisë COVID19 në Mal të Zi.

“Ky është rezultat i përpjekjeve disa mujore nga të gjithë në sistem dhe qytetarët tanë. Faleminderit për besimin”, është shkruar në llogarinë në Twitter të Qeverisë.

Disa masa thuhet se janë hequr, por ndërsa pandemia vazhdon, masat kundër “importit të viruseve” mbeten në vend.

Epidemia e coronavirusit në Mal të Zi u shpall zyrtarisht më 26 mars.

Ndryshe, në përputhje me vlerësimin e duhur, Mali i Zi ka bërë të ditur ditë më parë se do të hapë kufijtë e tij me vendet që plotësojnë kriteret e Institutit të Shëndetit Publik në ditët e para të qershorit, kishte njoftuar kryeministri Dushko Markoviq.

Në një konferencë për media, Markoviq kishte thënë se kriter i Institutit për Shëndet Publik për hapjen e kufijve janë vendet me të paktën 25 pacientë në raport me 100 mijë banorë. /Telegrafi