Marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë/ Presidenti Begaj: Vlerësim për dialogun që sjell rezultate

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj ka vlerësuar dialogun mes Kosovës dhe Shqipërisë me ndërmjetësimin e Bashkimit Europian dhe SHBA-së, që solli një marrëveshje për dokumentet e identifikimit. “Përshëndes marrëveshjen që lehtëson udhëtimin e shtetasve mes Kosovës dhe Serbisë, në interesin më të mirë të të gjithë qytetarëve. Vlerësim për dialogun që sjell rezultate…

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj ka vlerësuar dialogun mes Kosovës dhe Shqipërisë me ndërmjetësimin e Bashkimit Europian dhe SHBA-së, që solli një marrëveshje për dokumentet e identifikimit.
“Përshëndes marrëveshjen që lehtëson udhëtimin e shtetasve mes Kosovës dhe Serbisë, në interesin më të mirë të të gjithë qytetarëve. Vlerësim për dialogun që sjell rezultate dhe mirënjohje për mbështetjen e BE dhe SHBA”, shkruan Begaj në reagimin e tij.

Shefi i Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian Josep Borrell, tha sot se Serbia dhe Kosova arritën një marrëveshje mbi lëvizjen e qytetarëve të të dyja vendeve.

Marrëveshja pasoi një periudhë përpjekjesh diplomatike amerikane dhe evropiane për të shmangur tensionet në terren që shpërthyen më 31 korrik pas reagimeve serbe ndaj vendimit të qeverisë qendrore në Prishtinë që dokumentet e identifikimit dhe targat e makinave të lëshuara nga Serbia, të mos vlejnë në territorin e Kosovës, një veprim që zbatohet nga Beogradi për qytetarët e Kosovës që udhëtojnë nëpër Serbi tash e mbi dhjetë vjet me radhë.