Masat e COVID-19, Shoqata e Turizmit kërkesë Komitetit Teknik: Hiqni kufizimet, kjo industri e vetmja që po vuan pasojat shkatërruese të pandemisë!

Shoqata Shqiptare e Turizmit, me anë të një njoftimi për media, i ka bërë thirrje Komitetit të Ekspertëve që të rishikojnë masat anti-COVID. Në njoftimin e tyre, ata thonë se në vende të ndryshme Evropiane ka lehtësi më të mëdha, ndërsa aktivitetet e turizmit, janë të detyruara të mbyllin mjediset e tyre në orën 23:00….

temperaturat

Shoqata Shqiptare e Turizmit, me anë të një njoftimi për media, i ka bërë thirrje Komitetit të Ekspertëve që të rishikojnë masat anti-COVID.

Në njoftimin e tyre, ata thonë se në vende të ndryshme Evropiane ka lehtësi më të mëdha, ndërsa aktivitetet e turizmit, janë të detyruara të mbyllin mjediset e tyre në orën 23:00. Më tej, ata kërkojnë heqjen e të gjitha kufizimeve për t’i dhënë frymëmarrje kësaj industrie.

Njoftimi i Shoqatës së Turizmit:

Dëgjuam me dëshpërim, daljen publike të Kryetares së Komitetit të Ekspertëve Zj. Rakacolli, datë 18/02/2022, ku shprehej qartë që nuk do të ketë lehtësim dhe aq më tepër heqje të masave AntiCovid edhe për disa kohë (term ky i papërcaktuar). E gjejmë kontradiktore deklaratën sepse, ndonëse gjykimi i këtij komiteti ngrihet mbi “shifrat të qëndrueshme” nuk ka asnjë prirje për ti ndryshuar këto masa. (do të ishte e shpjegueshme nëse shifrat do të luhateshin apo do të tregonin përkeqësim të situatës).

Është nevoja t’i kujtojmë këtij komiteti se më të penalizuarit për të gjithë ekonominë e vendit vazhdojnë të mbeten aktivitetet e shërbimit të cilët i vënë ‘drynin’ mjediseve që në orën 23:00 ndërsa në vendet e tjera evropiane intervalet e mbylljes janë vetëm pak orë (shikoni Holandën). Me keqardhje përcjellim gjykimin kolektiv të bizneseve të bareve, dhe restoracionit për këto masa, të cilat i përkthejnë si absurde dhe madje qëllimisht penguese veçanërisht në këto momente kur vendet evropiane nga më skeptikët si p.sh Gjermania, japin mesazhe optimiste dhe shprese se deri në muajin Mars masat jo vetëm do të lehtësohen, por madje do të hiqen. Nga vendet e rajonit Greqia duke nisur nga data 1 Mars fillon sezonin turistik duke hequr çdo masë kufizuese, madje duke filluar nga sot ka lehtësuar ekstremisht këto masa.

Nuk mund të vazhdohet me këto qëndrime e vendime të njëanshme dhe të paargumentuara. Shoqatat përfaqësuese të kësaj industrie propozojnë heqjen e të gjitha kufizimeve për ti dhënë frymëmarrje kësaj industrie që vuan e vetme pasojat shkatërruese të pandemisë. https://ëëë.government.nl/topics/coronavirus-covid-19/tackling-neë-coronavirus-in-thenetherlands/measures-announced Shoqata Shqiptare e Turizmit-ATA & Shoqata e Bareve, Restoranteve & Kafeve- BRC