Matura Shtetërore: Publikohen notat e provimit të Matematikës

QSHA ka publikuar rezultatet e maturantëve në provimin e Matematikës.

Provimin e matematikës e kanë kryer në total 26683 maturantë. 701 maturantë kanë marrë notën 4.00, duke mbetur, ndërsa 242 maturantë kanë arritur të marrin notën maksimale 10.00, duke rezultuar ekselentë.

Kalueshmëria për këtë provim është 97.37% ndërsa nota mesatare është 6.79.

Brenda disa orësh do publikohet edhe nota mesatare sipas 12 qarqeve të vendit si edhe statistika te mëtejshme për rezultatet e këtij provimi.

Të gjithë maturantët mund të marrin lehtësisht notat e tyre në sistemin digjital, në linkun e mëposhtëm: Klikoni Këtu