Momenti kur 2 persona të maskuar i vënë tritol makinës së policit në Shkodër

Automjetit të një efektivi policie iu vendos lëndë plasëse mëngjesin e së mërkurës në Shkodër.

Policia tha se ngjarja ndodhi rreth orës 04:00, në lagjen “Tepe”, ku në automjetin e shtetasit K. S., 50 vjeç, (punonjës policie), i parkuar në oborrin e banesës, është vendosur lëndë plasëse tek goma e pasme e automjetit. Si pasojë është dëmtuar pjesërisht automjeti.

Këto janë pamjet kur dy autorët e maskuar i afrohen banesës së policit në Shkodër.

Dy autorët janë të veshur me mushama she afrohen pranë banesës së efektivit të policisë për të vendosur lëndë plasëse në automjetin e tij që ka qenë i parkuar në oborrin e banesë.

Në video shihet se një prej autorëve hipën mbi kangjella për të vëzhguar mirë zonën brenda shtëpisë.