Moti i keq “mbërthen” Italinë veriore, dy viktima dhe tre të plagosur

Moti i keq në Italinë veriore ka shkaktuar dy viktima në rajonin e Toskanës, pasi dy pemë i zunë poshtë. Reshjet e dendura dhe erërat e forta kanë rrëzuar pemë e shkatërruar çatitë e shtëpive. Viktimat janë një burrë dhe një grua, por gjithashtu në Louka tre persona kanë mbetur të plagosur pasi një pjesë…

Moti i keq në Italinë veriore ka shkaktuar dy viktima në rajonin e Toskanës, pasi dy pemë i zunë poshtë.

Reshjet e dendura dhe erërat e forta kanë rrëzuar pemë e shkatërruar çatitë e shtëpive.

Viktimat janë një burrë dhe një grua, por gjithashtu në Louka tre persona kanë mbetur të plagosur pasi një pjesë e çatisë së një shtëpie private është shkëputur dhe ka rënë në trotuar nga era e fortë.

Në të gjithë rajonin e Toskanës ka pasur ndërprerje në furnizimin me energji elektrike, ndërsa në rajonin e Ligurias të Genova-s, intensiteti i erës i ka kaluar 140 kilometra në orë.

Mediat vendase kanë raportuar se së fundi në qytetin e Lunit, një tornado shkaktoi dëmtime në çatitë e shtëpive, rënie të pemëve dhe shkëputje të energjisë në të gjithë rajonin.